Sipas ekspertëve, kohët e fundit Apple po kërkon shumë patenta në lidhje me funksione të ndryshme të cilat pritet ti shikojmë në versionet e ardhshme të iOS ose Mac. Në këtë artikull dua t'ju sjell një nga pantentat e cila duket mjaft interesante për sa i përket përmirësimit të komunikimit të përdoruesit me sistemin operativ.

Aparatë eleketronikë, metoda dhe ndërfaqe grafike për përmbatje të dukshme dhe interaktive, me autokorrigjim
Ky është titulli i patentës së kërkuar tek autoritetet Amerikane të lëshimit të patentave. Në këtë kërkesë shpjegohet se si do të funksionojë e gjithë teknologjia në fjalë. Nëse shteti Amerikan vendos që Apple mund ta fitojë këtë patentë, çdokush që do të kërkojë ta integrojë duhet të bëjë marrveshje me vetë Apple.

Njoftimi për autokorrigjim
Në të vërtetë funksioni i kësaj patente përfaqëson njoftimin e marrësit të mesazhit, nëse një apo më shumë fjalë janë gjeneruar nga funksioni i autokorrigjimit që iOS integron. Marrësi do ta kuptojë nëse një fjalë është gjeneruar nga autokorrigjimi, vetëm nëse fjala është ngjyrosur ndryshe nga të tjerat, është e nënvizuar, ose mund të vihet në dukje vetëm duke zmadhuar pak karakterin e shkronjave.

Eksperienca e përdoruesit
Kjo teknologji është zhvilluar nga inxhinierët e Apple për të përmirësuar eksperiencën e përdoruesit gjatë komunikimit me miqtë e tij nëpërmjet mesazheve. Nëse merrni një mesazh dhe kuptoni se përmbatja është shkruar gabim ose nuk ka kuptim për ju, shpesh mund t'ju ketë ndodhur që duhet të shkruani 2 ose 3 sms më shumë për tu sqaruar, ose në raste ekstreme lindin dhe konflikte.
Integrimi i njoftimit për fjalë që vijnë nga autokorrigjimi i iOS, do të siguronte një komunikim më të këndshëm dhe më të qartë sepse marrësi do ta kuptojë menjëherë nëse dërguesi e ka shkruar vetë atë fjalë apo është gjeneruar nga sistemi dhe ai nuk e ka vënë re kur e ka nisur drejtë jush.

Pra iOS në të ardhmen do të integrojë këtë funksion i cili me siguri do ta përmirësojë eksperiencën e përdoruesit në komunikimin me mesazhe teksti. Për ju do të ishte e dobishme të kishit një funksion të tillë në iOS? /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment