Në këtë artikull duam t'ju prezantojmë një patentë mjaft interesante të kërkuar nga Apple në Agjensinë e Patentave të Shteteve të Bashkuara. Patenta shënjestron produktin mjaft të përfolur deri tani i cili është Apple Car.  Inxhinierët e kompanisë kanë arritur të projektojnë një teknologji e cila integrohet në makinë dhe do ti japë mundësi përdoruesit të saj të kontrollojë disa funksione të vetë makinës.

Në patentën e kërkuar shpjegohet gjithashtu edhe mënyra e funksionimit të kësaj teknologjie. Makina do të përpunojë të gjithë informacionet që vijnë nga një iDevice. Nga kjo e fundit përdoruesi mund të kontrollojë ndezjen dhe fikjen e motorrit si dhe shumë funksione të tjera.

Komunikimi do të bëhet duke aksesuar sistemin e instaluar në makinë nëpërmjet një fjalëkalimi i cili do të përcaktohet në instalimin e parë të programit. Më pas, iDevice i parë i rregjistruar mund të shtojë një ose më shumë iDevice të tjera në listë e iDevice-eve që mund të marrin kontrollin e makinës. Ndër ato mund të jetë një familiar apo një miku juaj të cilit doni ti jepni mundësinë ta përdorë atë.

Deri tani i gjithë ky projekt ndodhet vetëm në letër dhe do të duhen disa vjet që të shikojmë në masë, një teknologji të tillë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment