Në këtë artikull do t'ju prezantojmë një patentë mjaft interesante, të kërkuar nga Apple në Agjensinë Amerikane të Patentave. Produkti i cili targetohet është iPad dhe inxhinierët  e kompanisë  kanë menduar të sjellin një element që mund të jetë mjaft i dobishëm për të gjithë ju që përdorni iPad në punët e përditshme.

Produkti i shpjeguar në patentë është një Cover ose mbulesë për iPad i cili do të integrojë gjithashtu edhe një ekran të përkulshëm. Sipas Apple, kombinimi i këtij produkti me iPad Pro do të rrisë ndjeshëm produktivitetin tuja nëse i bashkohet edhe pena elektrostatike, ku përdoruesi mund të ta përdorë në ekranin e përkulshëm dhe të shikojë rrezultatet në iPad.

Në patentë tregohet se produkti duhet të ketë një burim energjie për të kryer funksionet e tij dhe karikimi i baterisë do të bëhet nëpërmjet integrimit të një sipërfaqe që kryen funksionin e panelit solar. Pra energjia e nevojshme nuk do të merret nga bateria e iPad.

Ekspertët mendojnë se ky produkt do të shfaqet në treg pas 2 vitesh sepse aktualisht projekti është duke u testuar në laboratorët e Apple. Ne ju ftojmë të na ndiqni në artikujt e mëtejshëm në lidhje me këtë temë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment