Ja ku jemi me rubrikën tonë javore "Aplikacioni falas i javës", takimi i shumëpritur me ofertën falas të javës të zgjedhur nga stafi i Apple. Çdo javë një aplikacion ose lojë e famshme mund të shkarkohet falas për një periudhë të limituar kohe. Kësaj here Apple ka zgjedhur lojën Octagon.

Octagon është një lojë arcade me një grafikë me pixel, ku qëllimi jonë do të jetë të drejtojmë një sferë dhe të evitojmë pengesat për të arritur objektivin. Loja është shumë e shpejtë dhe plot adrenalinë. 

Si çdo app i përzgjedhur nga Apple si "Aplikacioni falas i javës", edhe Octagon do të jetë falas për një periudhë të limituar, kështu që ju këshillojmë ta shkarkoni sa më shpejt nëse jeni të interesuar. Është kompatibël me iPhone 4S, iPhone 5, iPhone 5c, iPhone 5s, iPhone 6, iPhone 6 Plus, iPhone 6s, iPhone 6s Plus, iPhone SE, iPad dhe iPod touch. Kërkon iOS 6.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment