Ja ku jemi me rubrikën tonë javore "Aplikacioni falas i javës", takimi i shumëpritur me ofertën falas të javës të zgjedhur nga stafi i Apple. Çdo javë një aplikacion ose lojë e famshme mund të shkarkohet falas për një periudhë të limituar kohe. Kësaj here Apple ka zgjedhur aplikacionin Camera Plus.

Camera Plus ofron disa funksione mjaft profesionale për të përmirësuar fotot tuaja dhe për t'i ndarë më pas me miqtë tuaj. Ofron një metodë të veçantë për të bërë foto dhe video duke e kontrolluar në remote dhe është e specializuar në fotot macro. Camera Plus përmbledh funksionet më të mira të një fotokamere.  

Si çdo app i përzgjedhur nga Apple si "Aplikacioni falas i javës", edhe Camera Plus do të jetë falas për një periudhë të limituar, kështu që ju këshillojmë ta shkarkoni sa më shpejt nëse jeni të interesuar. Është kompatibël me iPhone 4S, iPhone 5, iPhone 5c, iPhone 5s, iPhone 6, iPhone 6 Plus, iPhone 6s, iPhone 6s Plus, iPhone SE, iPad dhe iPod touch. Kërkon iOS 8.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment