Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Meter Robot, nga 3.99€, falas. /iPhone, iPad
Meter Robot është një program nëpërmjet të cilit do të keni mundësi të matni shpejtësinë reale të rrjetit internet, si dhe të keni informacion në lidhje me të gjithë të dhënat e trafikut. Në krahasim me Test Speed, ky program bën një matje shumë më reale të shpejtësisë. Ja vlen ta keni në iDevice-in tuaj.


Draw Mania, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Nëpërmjet këtij programi ju mund të shprehni aftësitë tuaja në lidhje me artin e vizatuarit. Programi ofron një telë virtuale me shumë funksione ku ju mund të vizatoni çtë doni. Gjithashtu do të gjeni edhe shume efekte grafike për krijimet tuaja.


Biorhythms 4U, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Biorhythms 4U është një program i cili do t'ju japë informacione edhe statistika në lidhje me të dhënat që ju do i jepni si argument programit. Të dhënat që mund ti jepni mund të jetë edhe ecuria një lidhjeje intime apo marrdhëniet tuaja në familje. Në bazë të të dhënave programi do të ndërtojë grafikë të cilat do të shprehin gjëndjen tuaj shpirtërore edhe fizike në një kohë të caktuar.


8bitWar: Netherworld, nga 1.€, falas. /iPhone, iPad
8bitWar është një lojë mjaft e bukur e ndërtuar mbi një grafikë e cila kujton lojërat e viteve 90'. Qëllimi juaj do të jetë ndërtimii një ushtrie dhe më zgjerimi i tokave të mbretërisë, duke sfiduar mbretëri të tjëra. 


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment