Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Wild Wild West, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Wild Wild West është një lojë mjaft e bukur me aventurë në të cilën do të ndihmoni sherifin e qytetit të vendosë rregullin duke eliminuar çdo bandit që kërkon ta vrasë atë. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Tiny Comet, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Tiny Comet është një lojë në të cilën ju do të ndihmoni një kometë të vogël të arrijë tek prindërit e saj. Ajo ka humbur rrugën edhe do ti duhet ndihma juaj të kalojë të gjitha vështirësitë para se të arrij në destinacion.


Halftone, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Halftone është një program i cili na jep mundësinë të krijojmë sekuenca komike me fotot që kemi në iPhone ose iPad. Programi është mjaft i thjeshtë dhe intuitiv për tu përdorur dhe ofron disa funksione të tjera mjaft interesante.


- Sizer, nga 1.59€, falas. /iPhone 
Ky program na ndihmon të gjejmë numrin e veshjve tona në bazë të disa njësive matëse si përshëmbull njësi Europiane, Amerikane etj. Në qoftë se jeni në një dyqan rrobash dhe doni të konvertoni një numër madhësie të një rrobe që ju intereson në një njësi tjetër, ky program ju zgjidh këtë problem. Ja vlen ta keni në iPhone-in tuaj.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment