Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Rhythm Pad, nga 2.69€, falas. /iPhone, iPad
Rhythm Pad është një program nëpërmjet të cilit ju mund të shprehni të gjithë fantazinë tuaj muzikore duke kombinuar ritmet që programi ofron. Më pas ai do të ekzekutojë çdo ritëm me frekuencën dhe shpejtësinë e dëshiruar. Ja vlen ta merrni këtë program.


- Maze-A-Maze, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Maze a  Maze është një lojë me temë kuic ku ju duhet të dilni nga labirinthi në të cilin ndodheni. Kjo gjë kërkon shumë përqëndrim ku me siguri do të vihet në provë aftësia juaj për të zgjedhur rrugën e duhur për të dalë nga ai.


Tribal Quest, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Tribal Quest është një lojë mjaft e bukur ku ju do të ndihmoni personazhin e lojë të gjejë atë çfarë kërkon, në një botë të mbushur me aventurë. Ja vlen ta provoni edhe këtë lojë.


Pilot's Path, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Pilot's Path është një lojë me aventurë dhe ku ju duhet të praktikoheni të pilotoni një helikopterr. Përveç grafikës në 2D nga lart, loja ofron një mënyrë të mirë për të kaluar kohën e lirë dhe sigurisht kërkon dhe impenjim për tu luajtur. Ja vlen ta provoni në iDevice-in tuaj.


InstaWeather Pro, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
InstaWeather Pro është një program i cili do t'ju japë informacione të detajuara në lidhje me motin në qytetin tuaj. Gjithashtu mund të shikoni parashikimn e motit edhe në bazë të vëndëndodhjes gjeografike në hartë. Ja vlen ta provoni këtë program.


Sky Live, nga 0.99€, falas. /iPhone
Sky Live është një program mjaft interesant i cili i dedikohet të gjithë të apasionuarve të qiellit. Programi do t'ju japë çdo informacione në lidhje me atë çfarë shikoni lart në qiell plus do t'ju njoftojë për çdo event astronomik që ndodh ose do të ndodhë, në kohë reale.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment