Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Heavy Blade, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Heavy Blade është një lojë me aksion në të cilën do të ndihmoni personazhin e lojë të mbijetojë në një kohë kur të vdekurit ecin mbi tokë. Gjithashtu gjatë misioneve do të mund të përditësoni armët në mënyrë që ta dëmtoni më shumë armikun.


Steel Guitar, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Steel Guitar është një program i cili i dedikohet të gjithëve ju që jeni të apasionuar pas instrumentit të kitarrës. Aty do të keni mundësi të provoni tinguj të ndryshëm të cilat janë rregjistruar në formën e efekteve si edhe të formoni akorde të ndryshme të cilat do t'ju ndihmojnë në përvetësimin e këtij instrumenti.


- Chundos + turbo, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Chundos është një lojë ku ju duhet të ndihmoni personazhin e lojës të fitojë të gjitha garat. Duhet të kini kujdes sepse makinat e kundërshtarëve mund të duken mjaft të bukura por fshehin një arsenal të vërtetë armësh të cilët do ti përdorin për t'ju eliminuar nga gara. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Beat The Beast, nga 0.99€, falas. /iPhone, iPad
Beat The Beast është një lojë me aventura dhe e ndërtuar në një ambjent grafik 3D mjaft tërheqës. Ju duhet të ndihmoni personazhin e lojë të shkojë deri në fund të aventurës së tij. Ai duhet të mbrojë fshatin e tij nga armiqtë. Ja vlen ta keni në iPhone ose iPad-in tuaj këtë lojë.


Timenotes, nga 0.89€, Falas. /iPhone 
Ky aplikacion na lejon të krijojmë promemorie të eventeve të ndryshme që duhet të kemi në të ardhmen dhe na tregon çdo detaj në lidhje me kohën e mbetur për të arritur tek çdo event që rregjistrojmë.


Space Inversion 2, nga 0,89€, falas /iPhone, iPad
Një lojë në stilin Space Invaders, lojë që na ka shoqëruar gjatë fëmijërisë tonë. Luftoni kundër jashtëtokësorëve me anijen tuaj kozmike. 


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment