Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Acrobird, nga 0.99€, falas. /iPhone, iPad
Acrobird është një lojë majft e bukur ku ju duhet të ndihmoni personazhin e lojë të bëjë të gjitha akrobacitë e një misioni në arenën e cirkut. Kini kujdes sepse është një lojë me të vërtetë ngjitëse të cilën ja vlen ta provoni.


Slender Man Origins 3, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Slender Man Origins është një lojë mjaft e bukur ku ju duhet të shpëtoni vajzën tuaj pasi është rrëmbyer nga forca të këqija. Kini kujdes sepse gjatë rrugës do t'ju duhet të zgjidhni shumë enigma edhe të shmangni të gjitha rreziqet. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


IQ Test Pro Edition, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
IQ Test është një program mjaft kurioz i cili na jep mundësinë të kryejmë teste të ndryshme për matur nivelin e inteligjencës. Programi do të rregjistrojë rrezultatet ku më pas mund ti publikoni ato online. Ja vlen ta merrni këtë prgram



Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment