Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Flight Unlimited 2K16, nga 3.99€, falas. /iPhone, iPad
Flight Unlimited është një lojë mjaft e bukur ku ju do të luani në rolin e një piloti avionësh të vërtetë. Loja është ndërtuar mbi një grafikë mjaft të bukur ku stimulohet çdo detaj i avionëve më të famshëm në botë. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


- AirAttack 2, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Air Attack 2 është një lojë mjaft e bukur ku ju do të përjetoni luftën e dytë botërore të ambjentuar në një grafikë në 3D mjaft reale. Ju duhet të shkatërroni objektivët duke i bombaduar ato me aeroplanin luftarak i cili nuk ka limite përsa i përket armatimeve.


5coins: Spend Everyday, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
5coins është një program mjaft i dobishëm i cili do t'ju japë mundësinë të ruani statistika në lidhje me shpenzimet që keni gjatë një muaj. Ai është mjaft i thjeshtë për tu përdorur dhe sot keni mundësinë ta shkarkoni falas.


AstroWings Gold Flower, 0,89€, falas /iPhone, iPad
Një lojë arcade ku do të keni një avion luftarak personal për të pushtuar qieit. Me një grafike fantastike, AstroWings Gold Flower është një lojë universale për iPhone dhe iPad që ia vlen ta provoni.


Youda Survivor, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Youda Survivor është një lojë me strategji në të cilën ju do të ndihmoni personazhin e lojës të mbijetojë në një ishull ku rrezigjet nuk kanë fund. Gjatë lojës do të përmirësoni aftësitë tuaja të mbijetesës dhe do të zbuloni aventura të reja. Ja vlen ta provoni këtë lojë.



Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment