Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Dracula Twins, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Dracula Twins është një lojë mjaft e bukur me aventurë ku ju do të ndihmoni 2 binjakët vampirë të shpëtojnë mikun e tyre të rrëmbyer nga një person i cili do të marrë gjakun e tij për tu bërë i pavdekshëm. Gjatë udhëtimit tuaj duhet të keni kujdes pasi do të gjeni shumë penges. Ja vlen ta luani këtë lojë në kohën tuaj të lirë.




VeryPDF, PDF to Word, nga 5.79€, falas. /iPhone,iPad
VeryPDF është një program mjaft profesional i cili ju jep mundësinë të konvertoni një dokument në format PDF, tek formati Word, në mënyrë që të modifikoni përmbajtjen. Nëse jeni një person i cili shkruan shpesh dokumenta, atëher ja vlen ta keni këtë program në iDevice-in tuaj.


Gas Tycoon 3, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Gas Tycoon është një lojë mjaft e bukur ku ju duhet të lidhni të gjithë tubat e gazit për të ndezur zjarrin e vatrava që do të shfaqen në çdo nivel. Ja vlen ta provoni këtë lojë në kohën tuaj të lirë. 


- Shark Eaters: Rise of the Dolphins, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Shark Eaters është një lojë e ndërtuar mbi një grafikë mjaft të arritur dhe pranë realitetit. E frymëzuar nga Discovery Channel, ju duhet të ndihmoni delfinët të triumfojnë mbi peshkaqenët duke marrë hak për vrasjet që ato kanë bërë më parë. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment