Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Jack Lumber, nga 3.79€, falas. /iPhone, iPad
Jack Lumber është një lojë mjaft e bukur me aventurë ku ju duhe të ndihmoni personazhin e lojë të marrë hak për vdekjen e gjyshes së tij ku shkak u bënë pemët e pyllit. Ndihmojeni atë të shkatërrojë të gjithë pemët për të arritur tek qëllimi i tij. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


Chain Breaker, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Chain Breaker është një lojë mjaft e bukur në të cilën duhet të thyeni zinxhirët për tu arratisur sa më larg nga vëndi ku ju mbajnë të mbyllur. Kini kujdes sepse nuk do të jetë një detyrë e lehtë edhe gjatë rrugës do të gjeni shumë vështirësi.


Weather Now, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Wheather Now është një program mjaft interesant i cili do të na sjellë informacione në lidhje me motin në qytetin tonë si dhe shumë informacione të tjera. Gjithashtu veshja grafike e programit është mjaft e këndshme. Ja vlen ta keni.


LiquidPad, nga 0.99€, falas. /iPhone
LiquidPad është një program që e kthen virtualisht, sipërfaqen e ekranit të iPhone në një sipërfaqe të lëngshme. Sot munda ta shkarkoni falas.


- TrafficVille 3D, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
TrafficVille 3D është një lojë mjaft e bukur ku ju duhet të drejtoni trafikun në kryqëzimet më të rrezikshme të botës. Detyra juaj është të komandoni semaforët në mënyrë të tillë që të mos ndodhin aksidente. Kini kujdes sepse nuk do të jetë e lehtë të përfundoni misionin pa asnjë aksident.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment