Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Captain America: The Winter Soldier, nga 2,69€, falas /iPhone
Luani në rolin e Captain America dhe bëhuni kapiteni i skuadrës S.H.I.E.L.D. për t'iu kundërvënë sulmeve të organizatave të ndryshme kriminale botërore. Bllokoni sulmet e tyre dhe luftoni kundër armiqve. Captain America duhet të përdorë të gjitha aftësitë e tij taktike në krye të skuadrës sulmuese për t'u përballur me rreziqet që e kërcënojnë nga të gjitha anët. Transformoni stafin tuaj në një forcë luftarake, dhe kur të ndodheni në disavantazh, personazhe të tjerë të famshëm do të ndërhyjnë për t'ju ndihmuar.


- Octagon, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Octagon është një lojë mjaft e bukur në të cilën ju duhet të kontrolloni një sferë në rrugët me pengesat. Loja ngjason me Temple Run, një lojë mjaft e famshme që gjëndet në App Store, por me një grafikë më të bukur dhe të thjeshtë.


Run In Crowd, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë pa fund ju duhet të vraponi dhe të hidheni për të kaluar personazhet e tjera të lojës. Duke prekur një her ekranin ju mund të vraponi dhe në qoftë se e prekni 2 her atëher mund të hidheni, ndërsa duke e mbajtur gishtin tek ekrani do të bëni një hedhje të zgjatur per të evituar pengesat dhe vrapuar sa më shumë. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


AirAV, nga 5,49€, Falas /iPhone, iPad
AirAV është një lexues UPnP/DLNA që bën të mundur shfaqjen në streaming të videove, muzikës dhe imazheve nga serverat e UPnP/DLNA direkt në iPhone, iPod touch ose iPad. Suporton pjesën më të madhe të formateve video ( WMV, AVI, MKV, RMVB, RM, XVID, MP4, 3GP, MPG…) dhe audio ( MP3, WMA, RM, ACC, OGG, APE, FLAC,FLV… ), por edhe formatet e titrave ( smi, srt, ass, ssa, sub txt subtitle ).


Swordigo, nga 1,79€, Falas /iPhone, iPad
Swordigo është një lojë në të cilën ju duhet të drejtoni personazhin e lojës të zbulojë një botë mjaft të rrezikshme por me plot aventura. Duhet të luftoni kundra krijesave të çuditshme dhe gjatë misioneve mund të përditësoni aftësitë e personazhit. 


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment