Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

EverFont PRO, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
EventFont Pro është një program në të cilin do të gjeni informacione edhe modele të ndryshme shkrimesh të cilat mund ti përdorini më pas kudo, në stilimet e dokumentave dhe jo vetëm.

- Kami, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Kami është një lojë mjat e bukur me temë kuic ku ju duhet të mbushni ekranin me blloqe të ndryshme  por të të njëjtës ngjyrë. Duam tju themi gjithashtu se kjo lojë ka arritur mjaft sukses në App Store, kështu që ja vlen ta shkarkoni.


- Lume, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Lume është një tjertër lojë mjaft e bukur dhe me plot ngjyra ku ju duhet të ktheni dritën në qytetin ku jetoni. Kini kujdes sepse do t'ju duhet të zgjidhni disa enigma para se të arrini objektivin tuaj.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment