Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Baboon, nga 0.89€, falas. /iPhone
Baboon është një lojë mjaft e bukur me aventurë ku ju duhet të ndihmoni personazhin e lojës të shpëtojë të gjitha kafshët e tjera nga forca shkatërruese e njeriut. Do të duhen të gjitha aftësitë tuaja luftuese për të mposhtur makineritë e njeriut. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


LensLight Visual, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Lenslight Visual është një tjetër program për modifikimin e fotove por vetëm për ti aplikuar atyre nga efekte drite të cilat përdoren edhe nga dizajner profesionistë. Sot mund ta shkarkoni falas këtë program.


- 3D Avatar Creator, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
3D Avatar Creator është një program nëpërmjet të cilit ju mund të krijoni avatar-ë me personazhe të cilat do ti krijoni gjithashtu ju.  Mund të kombinoni të gjitha elementët që programi vë në dispozicion për të krijuar personazhin tuaj.


One Touch Dial, nga 1.79€, falas. /iPhone
One Touch Dial është një program mjaft i thjeshtë dhe i dobishëm për iPhone-in tuaj. Ai do të na lejojë të telefonojmë kontaktet tona të preferuara vetëm me një prekje në ekran. Pra do ta bëjë thirrjen e një kontakti në mënyrë mjaft të thjeshtë dhe të shpejtë. Ja vlen ta keni në iPhone-in tuaj.


Makanim, nga 2.69€, falas. /iPhone, iPad
Makanim është një program mjaft interesant i cili do të tentojë t'ju relaksojë kur jeni të lodhur. Por si? Në këtë program, duke prekur mbi ekranin e iPhone mund të krijoni imazhe abstrakte dhe të luani me ngjyrat sipas dëshirës. Ja vlen ta keni në iPhone ose iPad-in tuaj.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment