Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Flamin Stack, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Flamin Stack është një lojë me temë kuic, shumë e thjeshtë por tepër impenjative. Qëllimi juaj do të jetë shkputja e blloqeve nga sipër. Sa më shumë blloqe do të shkëpusni, para se të arrini në majë, aq më shumë monedha do të fitoni. Ja vlen ta provoni!


Acrobird, nga 0.99€, falas. /iPhone, iPad
Acrobird është një lojë majft e bukur ku ju duhet të ndihmoni personazhin e lojë të bëjë të gjitha akrobacitë e një misioni në arenën e cirkut. Kini kujdes sepse është një lojë me të vërtetë ngjitëse të cilën ja vlen ta provoni.


Don't Run With a Plasma Sword, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju duhet të kontrolloni një një luftëtar i cili ka një shpatë të veçantë i cili mund të sterminojë armikun. Ju duhet ta ndihmoni atë të çlirojë tokën nga pushtimi alien. Do të merrni pjesë në mjaft misione dhe sigurisht kjo është një mënyrë e mirë për të kaluar kohën. Ja vlen ta keni në iPhone ose iPad-in tuaj.


- Where Angels Cry, nga 4.89€, falas. /iPhone, iPad
Where Angels Cry është një lojë mjaft e bukur me aventurë dhe enigmë, ku ju duhet të zbuloni të gjitha sekretet e botës së krishtertë, për të ruajtur vëndin nga sulmet e djajve. Ja vlen ta merrni këtë lojë pasi është në ofertë për një kohë të limituar.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment