Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Video Slimmer App, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Video Slimmer është një program mjaft i dobishëm i cili na jep mundësinë të reduktojmë hapësirën e kërkuar në memoria, nga një file video. Kjo do të thotë se ju mund të keni më shumë hapësirë të lirë në iDevice, duke reduktuar dimensionet e fileve video.


- iArrow, nga 2.79€, falas. /iPhone
iArrow është një program mjaft i dobishëm nëse doni të keni funksionin e navigatorit edhe nëse vëndi ku ndodheni nuk përfshihet në hartën e Google apo Apple. Ai merr të dhëna nga mbi 2 milion database të shpërndarë kudo nëpër botë, dhe do t'ju japë mundësinë të gjeni rrugën për tek makina juaj apo hoteli, nëse nuk ju kujtohet vëndndodhja.


- Fireman Rescue 911, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Fireman Rescue është një lojë në të cilën ju do të luani në rolin e një zjarrfikësi i cili duhet të shpëtojë  njerëzit që ndodhen në godinat e larta, përpara se zjarri ti vrasë ato. Loja është mjaft e thjeshtë por impenjative. Ja vlen ta provoni në kohën tuaj të lirë.


Parker Planner, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Parker Planner është një program i cili do t'ju japë mundësinë të krijoni shënime në mënyrë mjaft të thjeshtë. Gjatë krijimit të shënimeve do të keni në dispozicion edhe një kalendar i cili do të shpejtojë mbajtjen e shënimeve. Ja vlen ta merrni këtë program.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment