Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Tribal Quest, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Tribal Quest është një lojë mjaft e bukur ku ju do të ndihmoni personazhin e lojë të gjejë atë çfarë kërkon, në një botë të mbushur me aventurë. Ja vlen ta provoni edhe këtë lojë.


-  iCarConnect, nga 1.79€, falas. /iPhone
iCarConnect është një program mjaft i dobishëm në qoftë se jeni duke drejtuar makinën tuaj. Ai do t'ju japë mundësinë të kontrolloni shumë funksione të makinës nëpërmjet iPhone duke shfrytëzuar teknologjinë "iOS in The Car". Ja vlen ta merrni këtë program.


Videomator, nga 0.89€, falas. /iPhone
Videomator është një program i cili do t'ju lejojë të rregjistroni filmime duke i aplikuar fotokamerës, efekte të ndryshme grafike. Të gjitha efekte aplikohen në kohë reale, pra gjatë rregjistrimit. Nëse jeni të apasionuar pas filmimeve atëherë ja vlen ta merrni programin në fjalë.


ezColor, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
ezColor është një program i cili i dedikohet të gjithëve ju që pëlqeni të modifikoni fotot edhe ti publikoni ato në rrjetet sociale. Ai është mjaft i thjeshtë për tu përdorur edhe do t'ju ofrojë mundësinë ti aplikoni imazheve shumë efekte grafike. 


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment