Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

TypoPic: Text 3D Rotation, nga 0.89€, falas. /iPhone
Nëpërmjet këtij programi ju mund të modifikoni fotografitë tuaja duke i shtuar shkrime me stilime mjaft të bukura dhe për më tepër mund të rrotulloni tekstet që shkruani në 3 dimensione duke krijuar efekte mjaft të bukura. Ja vlen ta keni këtë program.


Step Out Of Bed, nga 0,89€, falas /iPhone, iPad
Zilja më e mirë për tu zgjuar në kohë çdo mëngjes me muzikën tuaj të preferuar, vjen sot falas për një kohë mjaft të limituar.


iColorama S, nga 2.69€, Falas. /iPhone
iColorama është një program i cili ofron shumë efekte grafike dhe funksione të tjera për përpunimin e fotografive në mënyrë profesionale. Përveç efekteve grafike mund ti aplikoni fotove tuaja edhe filtra ose shkrime mbi fotografinë.


- Cassette Gold, nga 4.49€, falas. /iPhone
Cassette Gold është një program i cili do të jetë një alternativë majft e mirë nëse doni të përdorni një program tjetër për të dëgjuar pjesët muzikore të preferuara. Programi ka një përdorshmëri mjaft të thjeshtë dhe intuitive përveç veshjes grafike, e cila kujton kasetat e analoge me shirit. Ja vlen ta merrni.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment