Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Flight Unlimited 2K16, nga 3.99€, falas. /iPhone, iPad
Flight Unlimited është një lojë mjaft e bukur ku ju do të luani në rolin e një piloti avionësh të vërtetë. Loja është ndërtuar mbi një grafikë mjaft të bukur ku stimulohet çdo detaj i avionëve më të famshëm në botë. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


Algebra Pro, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Algebra Pro është një program mjaft i dobishëm për të gjithë ju që gjatë shkollës duhe të bëni lëndën e algjebrës. Programi do të llogarisë shumë ekuacione por edhe do t'ju ndihmojmë të mësoni më mirë edhe teorinë.


Aureus, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Aureus është një një lojë mjaft e bukur me temë kuic ku ju duhet të reshtoni elementë të të njëjtit tip, horizontalisht ose verticalisht. Gjithashtu kjo lojë mund të luhet online edhe me miqtë tuaj. Ja vlen ta provoni.


Cb Time, nga 5.49€ falas. /iPhone, iPad
Cb Time është një program i cili na jep mundësinë të kemi në iDevice një orë alarm që do të na njoftojmë për çdo event. Bie gjithashtu në sy edhe veshja grafike e programit e cila është mjaft inovative. Ja vlen ta merrni këtë program.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment