Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Proun+: A Journey Through Modern Art, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Proun është një lojë në të cilën duhet të drejtoni sferën në ndërtimet abstrakte që gjënde në muzetë më të mëdhenj të botës. Ja vlen ta provoni këtë lojë në kohën e lirë.


-Safety Photo + Video, nga 1.79€, falas.  /iPhone, iPad
Ky program na lejon të vendosim fjalëkalim, ose password tek filet tona personale si fotografitë dhe videot që kemi në iPhone ose iPad. Sot mund ta shkarkoni falas nga App Store.


Photo Guard, nga 4.49€, falas. /iPhone
Photo Guard është një program mjaft i dobishëm i cili do të na lejojë ti vendosim një sistem sigurie galerisë së fotove në iOS. Pasi kemi zgjedhur fjalë kalimin që duhet të përdorim për të hyrë në galerinë e fotove programi do ta kërkojë këtë fjalë kalimi sa her që duam të konsultojmë këtë galeri. Ja vlen ta keni në iPhone-in tuaj këtë program.


Demolition Physics, nga 2.69€, falas. /iPhone, iPad
Demolition Physics është një lojë mjaft e thjeshtë dhe tërheqëse ku ju duhet të shkatërroni objekte që shfaqen në ekran duke prekur mbi të. Ajo që bie në sy tek kjo lojë është rrespektimi i të gjitha rregullave të fizikës dhe shpërthimet do të duken me të vërtetë mjaft reale.


Toca Band, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Toca Band po përgatitet për një koncert të madh dhe ka nevojë për ndihmën tënde për të miksuar muzikën dhe ritmin e këngës së tij të suksesshme. Bëhet fjalë për një lojë të thjeshtë dhe mjaft argëtuese që i ndihmon fëmijët të eksplorojnë muzikën në një mënyrë të re.


- Call of Duty: Black Ops Zombies, nga 6.89€ në 1.89€. /iPhone, iPad
E realizur posaçërisht për smartphone dhe tablet,  Call of Duty: Black Ops Zombies ofron harta dhe armë të papara ndonjëherë, duke i siguruar kështu lojtarëve, mënyra të reja luftimi për të shkatërruar turmat e zombi-ve. Sot mund ta blini këtë lojë nga App Store duke kursyer kështu 5€.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment