Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Assassin's Creed Pirates, nga 4.49€, falas /iPhone, iPad
Bëhuni një nga piratët më të frikshëm të Karaibeve, në këtë aventurë të Assassin's Creed për smartphone dhe tablet! Vishuni me petkun e Alonzo Batilla, një kapiten i ri dhe ambicioz i gatshuem të sfidojë armiqtë më të rrezikshëm...


Parker Planner, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Parker Planner është një program i cili do t'ju japë mundësinë të krijoni shënime në mënyrë mjaft të thjeshtë. Gjatë krijimit të shënimeve do të keni në dispozicion edhe një kalendar i cili do të shpejtojë mbajtjen e shënimeve. Ja vlen ta merrni këtë program.


- Diana Photo, nga 0.89€, falas. /iPhone
Diana Photo është një program i cili do të modifikojë fotot tuaja në mënyrë mjaft profesionale, duke ju ofruar shumë efekt grafike, por mbi të gjitha thjeshtësinë me të cilë ju mund ti aplikoni. Në fotot për ju janë mjaft të rëndësishme, atëherë ja vlen ta keni këtë program.


- Trigraphy, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Trigraphy është një tjetër program që do ta gjeni falas në App Store, i cili ju jep mundësinë ti aplikoni fotove tuaja një efekt grafik mjaft interesant i cili mund të quhet edhe efekti i gjetheve. Nëse do të përdorni fantazinë në mënyrën e duhur, atëherë do të krijoni me të vërtetë foto mjaft të bukura.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment