Shumë përdorues Apple, vazhdojnë të kenë të njëjtin Apple ID që kanë krijuar në momentin që kanë blerë për herë të parë një iPhone, iPad, iPod touch ose Mac, për të shkarkuar nga App Store aplikacione të ndryshme, lojëra, muzikë apo libra. Nëse dëshironi të ndryshoni llogarinë tuaj Apple ID, në këtë artikull do ju shpjegojmë se si të veproni.

Kujdes: të ndryshosh Apple ID nuk do të thotë të krijosh një llogari të re, por të zëvedësosh atë ekzistuese, dmth, çdo aplikacion që keni shkarkuar me llogarinë e vjetër, do të jetë aktiv dhe mund të përditësohet edhe me adresën e re, sikur të ishte i njëjti Apple ID.

Si të ndryshoni Apple ID

1. Së pari duhet të bëni logout nga llogaria juaj aktuale nga çdo pajisje - iPhone, iPad, iPod ose Mac - që është i lidhur me App Store, iTunes ose Mac App Store.

2. Vizitoni faqen e Apple të dedikuar menaxhimit të llogarisë Apple dhe bëni login me llogarinë tuaj Apple ID dhe fjalëkalimin tuaj.


Do të drejtoheni tek faqja e menaxhimit të Apple ID ku mund të zgjedhni të modifikoni password-in ose llogarinë tuaj Apple ID. Për të modifikuar Apple ID, lart djathtas klikoni butonin Edit.


3. Pasi të keni klikuar butonin Edit, faqja që do të hapet do të ketë të dhënat e llogarisë tuaj. Për të ndryshuar Apple ID, shtypni butonin Change Email Address.


4. Do të hapet një dritare ku mund të vendosni adresën tuaj të re të email-it që do të bëhet llogaria juaj e re Apple, më pas klikoni Continue.


Apple do të dërgojë në adresën e re të email-it kodin e verifikimit për të kontrolluar identitetin tuaj për të kompletuar fazën e ndryshimit të Apple ID. Pasi ta keni konfirmuar, mund të filloni të përdorni menjëherë llogarinë e re Apple ID. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment