Sot duam të prezantojmë një aplikacion falas për të gjithë ata që dëshirojnë të bëjnë një tatuazh. Aplikacioni në fjalë quhet InkHunter – try tattoo designs, dhe është në gjëndje të shfaq një tatuazh në lëkurën tuaj, përpara se të vendosni ta bëni atë. Çdo gjë funksionon falë realitetit virtual, duke shfrytëzuar fotokamerën e iPhone.

Mjafton të vizatoni një "smile" në pjesën e trupit ku dëshironi të bëni një tatuazh, të zgjedhni tatuazhin që ju pëlqen nga lista e aplikacionit, ose ta ngarkoni direkt nga fotot tuaja. Më pas duhet të drejtoni fotokamerën dhe në ekranin e iPhone do të shfaqet menjëherë tatuazhi në lëkurën tuaj.

InkHunter është i disponueshëm falas në App Store. Kërkon iOS 8.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment