Apple ka publikuar në faqen e saj zyrëtare verisonin e ri të MacBook, i cili vjen në treg me disa karakteristika mjaft interesante.  Një fakt që dua të them që në fillim është se produkti nuk ka patur ndryshime përsa i përket dizajnit, pra është i njëjti i vitit të kaluar. Ndërsa Apple është shprehur e kënaqur nga shitjet e tij, ekspertët mendojnë se shumë përdorues kanë mbetur të pakënaqur nga limitet tij, sidomos në lidhje me numrin e portave USB, i cili është vetëm 1.

MacBook 2016 integron proçesorin Intel Skyline
Proçesori Intel Skyline, është seria më e fundit e kompanisë Intel për laptop, dhe Apple e ka integruar  menjëherë në këtë produkt sepse ka një performancë të lartë dhe konsum të ulët të baterisë. Nëse e kategorizojmë MacBook duke u bazuar tek proçesori, atëherë do të gjejmë 2 kategorin:

  • MacBook 2016 1.1~2.2 Ghz, 256 GB SSD dhe çmim 1299$
  • MacBook 2016 1.2~2.7 Ghz, 512 GB SSD dhe çmim 1599$

Më i hollë se MacBook Air dhe në ngjyrë rozë-floriri
MacBook i ri është vetëm 13 mm i lartë edhe peshon 920 gr, duke u bërë kështu laptopi më i lehtë dhe i hollë që mund të gjëndet në treg, pra laptop-i më i lehtë për tu transportuar. Një konkurent i denjë i Macbook, mund të jetë vetëm Lenovo Yoga 3 Pro, i cili ka vetëm disa gram diference, përsa i përket peshës.
Në këtë version, Apple sjell edhe një ngjyrë rozë-floriri, i cili është mjaft i bukur dhe e bën Macbook mjaft të veçantë. Përveç kësaj ngjyre, mund të zgjidhni midis ngjyrës gri, gri të hapur dhe floriri.

Konsum baterie të përmirësuar
Bateria e versionit të parë të këtij produkti, ka qënë një limit sepse nuk siguronte autonomi të lartë, ose të paktën aq sa një përdorues mesatar i Macbook, ka nevojë. Me integrimin e Intel Skyline, përdoruesit i sigurohet edhe të paktën 1 orë më tepër. Pra në total Apple i siguron përdoruesit mbi 10 orë autonomi, në përdorim normal. 

Si përfundim, mund të themi se Macbook i ri është me të vërtetë një produkt i cili integron fjalën e fundit të teknologjisë, por mbi të gjitha është mjaft i lehtë të transportohet, kështu që është zgjidhja më e mirë që mund të gjeni në treg  nëse kërkoni një laptop për ta marrë në shkollë apo në takim me klientët tuaj. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment