Për të treguar se Instagram dhe të gjitha rrjetet sociale në përgjithësi e ulin cilësinë e fotos origjinale për të zërë më pak hapësirë, fotografi Pete Ashton ka bërë një eksperimet mjaft interesant duke publikuar një foto në Instagram dhe më pas i ka bërë një screenshot të njëjtës foto, duke e ripostuar në rrjetin social.

Fotografi e ka përsëritur këtë veprim 90 herë, duke i bërë një screenshot fotos së mëparshme dhe më pas duke e ngarkuar atë në rrjetin social. Në fund, rezultati është ai që shikoni më poshtë:


Praktikisht, imazhi origjinal është transformuar në një hije me nuanca gri. Me këtë eksperiment, Ashton na bën të kuptojmë kontektstin e vërtetë të epokës dixhitale: të gjithë shqetësohemi që telefoni jonë të ketë fotokamerën më të mirë, por pastaj i postojmë ato në rrjetet sociale të cila e ulin cilësinë e tyre. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment