Mac Fan, një nga portalet më të mëdha Japoneze që flasin për produktet Apple,  ka publikuar një artikull mjaft interesant në të cilin prezantohet një skemë e iPhone 7 dhe të gjitha karakteristikat fizike të tij. Në këtë skemë konfirmohen disa nga thashethemet e ditëve të fundit të cilat janë:

Përmasat
Për sa i përket dimensione shihet qartë që ato do të jenë të njëjtat me atë të iPhone aktual, pra iPhone 6, por do të jetë vetëm 0.2mm më i hollë. 

Kufjet Jack
Duke se Apple do të zëvëndësojë hyrjen klasike të kufjeve Jack me të njëjtën portë që bëhet edhe karikimi i telefonit, pra me kavon Lightening. Nëse kështu do të jetë, Apple nuk është e vetmja kompani që do ti thotë lamtumirë kufjeve lidhje Jack.

iPhone 7 apo iPhone 7 Pro
Në artikullin e publikuar nga portali Mac Fan, shkruhet se iPhone 7 do të quhet iPhone 7 Pro i cili na lë të kuptojmë që do të ketë edhe një version tjetër të iPhone 7 me karakteristika të ndryshme nga versioni Pro

Në ditët në vazhdim do t'ju sjellim lajme akoma më interesante në lidhje me iPhone 7. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment