Wall Street Journal ka publikuar një lajm mjaft interesant në lidhje me versionin e ri Apple Watch, që pritet të prezantohet në vjeshtë të këtij viti. Sipas gazetës më të famshme në të gjithë botën, versioni i SmartWatch do të integrojë teknologjinë e lidhjes me rrejtin e internetit nëpërmjet valëve të rrejtit celular.

Kujtojmë gjithashtu se disa muaj më parë, drejtuesit e Apple ishin shprehur duke thënë se Apple Watch vuan nga problemi i lidhjes me rrjetin e internetit sepse nuk ekziston një zgjidhje tjetër përveçse lidhja nëpërmjet WiFi, me një iPhone. Nëse lajmi që vjen nga Wall Street Journal konfirmohet nga Apple, atëherë inxhinierët e kësaj të fundit, kanë arritur të gjejnë një zgjidhje.

Nga ana tjetër ekspertët mendojnë se Apple nuk do të integrojë një modem i cili punon me skedën NanoSim por një teknologji të quajtur eSim e cila integrohet në chip dhe është zhvilluar nga vetë Apple, por që nuk është akoma një standart. Nëse do të jetë kështu, pritet që ajo të funksionojë vetëm në disa shtete të caktuara, fillimisht.

Tjetër lajm interesant në lidhje me Apple Watch është edhe integrimi i një fotokamere prej 2 mm në pjesën ballore të saj. Kjo do ti lejojë përdoruesit të bëjë foto pa patur nevojë për një iPhone. Më pas mund ti transferoni ato në një tjetër iDevice duke përdorur rrjetin BlueTooth ose WiFi. Gjithsesi ky lajm nuk është zyrtar.

Pritet që në versionin e ri të kemi dhe integrimin e proçesorit S2 i cili me siguri do të jetë më i shpejtë dhe performant. Pra duket se Apple po mundohet të shkëputet nga linja fillestare në lidhje me Apple Watch, ku kërkohej me doemos lidhja me një iPhone nëse duhet të kishim funksione specifike. Nëse integrimi i një komponenti për lidhje me rrjetin celular dhe ai i fotokamerës, do të vijnë në Apple Watch, ky produkt do të jetë shumë më i pavarur nga iPhone dhe Apple Watch do të jetë me të vërtetë një SmartWatch. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment