Ja ku jemi me rubrikën tonë javore "Aplikacioni falas i javës", takimi i shumëpritur me ofertën falas të javës të zgjedhur nga stafi i Apple. Çdo javë një aplikacion ose lojë e famshme mund të shkarkohet falas për një periudhë të limituar kohe. Kësaj here Apple ka zgjedhur lojën Dragon Hills.

Dragon Hills është një lojë aventurë plot ironi ku qëllimi juaj do të jetë të shpëtoni vajzën nga kthetrat e një përbindëshi. Shkatërroni kështjellat, fundosni anijet dhe zbuloni thesaret për t'u hakmarrë ndaj padrejtësive.


Si çdo app i përzgjedhur nga Apple si "Aplikacioni falas i javës", edhe Dragon Hills do të jetë falas për një periudhë të limituar, kështu që ju këshillojmë ta shkarkoni sa më shpejt nëse jeni të interesuar. Është kompatibël me iPhone 4S, iPhone 5, iPhone 5c, iPhone 5s, iPhone 6, iPhone 6 Plus, iPhone 6s, iPhone 6s Plus, iPhone SE, iPad dhe iPod touch. Kërkon iOS 7.1 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment