Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Boom Land, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Boom Land është një lojë mjaft e bukur në të cilën duhet të shkatërroni struktura prej dërrase të kombinuara me mure betoni. Do të luani në shumë misione ku sigurisht me kalimin nga një mision në tjetrin çdo gjë do të vështirësohet.


- Mos SpeedRun 2, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Mos SpeedRun 2 është një lojë me aventurë ku ju duhet të ndihmoni personazhin e lojë, Mos, të eksplorojë botën ku ai jeton duke kaluar të gjitha pengesat që i shfaqen. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Flight Unlimited Las Vegas, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Flight Unlimited Las Vegas është një lojë edukative e cila stimulon drejtimin e avionëve në një ambjent grafik i cili është realizuar duke u bazuar tek qyteti Amerikan, Las Vegas. Ja vlen ta provoni edhe këtë lojë.


Compass, nga 0.79€, falas. /iPhone, iPad
Compass është një program i cili na lejon të bëjmë fotografi me fotokamerën e iPhone ose iPad duke vendosur në çdo fotografi drejtimin e saktë. Ky funksion mund të jetë i dobishëm kur jeni duke udhëtuar me makinë dhe bëni foto vëndeve ku kaloni.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment