Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Alien Sky, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Alien Sky është një program mjaft interesant i cili sjell për ju një foto editor mjaft të kompletuar nëpërmjet të cilit mund të krijoni fotografi që shprehin të ardhmen e universit sipas imagjinatës tuaj duke shfrytëzuar efektet grafike që ky program ofron. Ja vlen ta keni në iPhone ose iPad-in tuaj.


Cool Clash, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Cool Clash është një lojë mjaft e bukur e ambjentuar në një realitet i cili duket sikur është vizatuar me dorë. Gjatë lojës duhet të ndihmoni pesonazhin e lojës të fitojë të gjitha sfidat që do të duhet të përballet. Ja vlen ta merrni edhe këtë lojë.


- Crayon Piano, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Crayon Piano është një lojë muzikore me temë kuic ku ju duhet të ndiqni ritmin e këngës dhe të prekni në ekran pikat e duhura. Kini kujdes sepse nuk do të jetë aq e lehtë të ndiqni ritmin dhe të luani.


Flight Fight 2, nga 1.89€, falas. /iPhone, iPad
Flight Fight është një lojue mjaft e bukur me aksion, ku ju duhet të luftoni me anije luftarake fluturuese kundra bandave kundërshtare që duan të pushtojnë qytetin. Do të keni mundësi të luani në rreth 90 nivele të ndryshme dh për të fituar duhet të eliminoni të gjithë anijet fluturuese kundërshtare.


Steal Photo, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Steal Photo është një program mjaft interesant i cili në pamjen e parë, kryen funksionin e fotografimit, por realisht ai do të ruaj në Galerinë e Fotove, 2 imazhe të cilat janë imazhi prapme por edhe ai i kamerës ballore. Ruajtja e imazhit të marrë nga fotokamera ballore bëhet në mënyrë të fshehtë.


-Robbery Bob 2, nga 0.79€, falas. /iPhone, iPad
Bob është një hajdut i cili vjedh banka të ndryshme për të jetuar. Ju duhet ta ndihmoni atë në aksionet që ai kryen dhe mbi të gjitha të mos bie në dorë të policisë. Do të kryeni shumë misione nëpër banka apo dyqane. Misioni do të quhet i kompletuar kur të keni arritur tek objektivi pa rënë në sy të policisë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment