Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- SpinSoccer, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
SpinSoccer është një lojë mjaft e bukur ku ju do të luani me miqtë tuaj lojën e futbollit me lojtarë rrobotë dhe duke prekur mbi ekran. Mund të luani me miqtë tuaj online ose të sfidoni kampionët e botës. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


Pythagorea, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Pythagorea është një program edukativ i cili i dedikohet studentëve të lëndës së Gjeometrisë. Nëpërmjet tij, ju do të mësoni konceptet e kësaj shkence duke vizatuar mbi ekranin e iPhone ose duke zgjidhur kuicet që ai do t'ju bëjë pasi të keni kuptuar teorinë.


Slender Man Origins 2, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Slender Man Origins është një lojë mjaft e bukur ku ju duhet të shpëtoni vajzën tuaj pasi është rrëmbyer nga forca të këqija. Kini kujdes sepse gjatë rrugës do t'ju duhet të zgjidhni shumë enigma edhe të shmangni të gjitha rreziqet. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Anthill, nga 1,79€, falas /iPhone, iPad
Anthill është një lojë strategji e bazuar tek dinamika line draw game. Praktikisht, nëpërmjet një rrëshkitje të thjeshtë të gishtit mbi ekran do të menaxhoni një ushtri milingonash në tentativën për të krijuar një koloni. Do të rrethoni nga qindra insekte dhe detyra juaj do të jetë të shpëtoni.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment