Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Merc: Commodity Trading Game, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Merc është një lojë mjaft e bukur ku ju duhet të bëheni një ekonomist i cili punon në bursë me qëllim që të rrisni të ardhurat. Në lojë duhet të tregoheni shumë dinak dhe inteligjent, për të bërë lëvizjen e duhur. Ja vlen ta provoni.


Star Wars Pinball 4, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Star Wars Pinball 4 është një në të cilën mund të luani lojën klasike Pin Ball të ambjentuar në një ambjent të bazuar tek një nga filmat më të bukur fanta-shkencorë, Star Wars. Në qoftë se jeni të apasionuar pas kësaj loje ja vlen ta shkarkoni këtë version.


- Infinity Image, nga 0.89€, falas. /iPhone
Infinity Image është një program për mofidikimin e fotove. Ai ju lejon ti shtoni atyre efektin e pafundësisë duke përcaktuar formën e valëvë që e rrealizojnë atë. Gjithashtu do të keni mundësin të përcaktoni edhe parametra të tjerë. Ja vlen ta merrni këtë program.


Trader's Way, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Trader's Way është një lojë në cilën ju duhet të mëson se si funksionon tregu ndërkombëtar dhe të manipuloni atë në mënyrë që rritni sa më shumë fitimet tuaja. Është një lojë mjaft e thjeshtë dhe tërheqëse. Ja vlen ta provoni.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment