WhatsApp do të heqë mbështetjen për shumë telefona të vjetër, pasi sipas kompanisë ky shërbim po pengon rritjen e mëtejshme të aplikacionit. Të gjithë telefonat Blackberry, gjithashtu edhe disa Nokia e Android, do të kenë mbështetje deri në fund të këtij vitit. Lajmi bëhet i ditur nga vetë kompania, me anë të një postimi në një blog, ku shkruhet:

“Këto pajisje kanë qenë tepër të rëndësishme gjatë historisë tonë, por tanimë ato nuk ofrojnë ato lloj cilësishë që na duhen për të zgjeruar dhe rritur aplikacionin tonë për të ardhmen”.

Sipas “The Independent”, nga ky vendim do të preket çdo telefon BlackBerry, përfshirë ato që kanë sistemin relativisht të ri, BlackBerry 10. Do të preken gjithashtu telefona si Nokia S40, Nokia Symbian S60 dhe çdo telefon tjetër që ka sistem operativ Android 2.1 ose 2.2, si dhe telefonat Windows 7.1.

BlackBerry shiti 7 milionë telefona vetëm në 2014, që do të thotë se nga ky vendim do të preken me mijëra përdorues. Vetë kompania këshilloi që të gjithë ata që preken të blejnë një telefon të ri përpara fundit të këtij viti.

“Ky ishte një vendim i vështirë për ne, por i duhuri, pasi në këtë mënyrë do të mund t’i ofrojmë klientëve një shërbim edhe më të mirë për të qëndruar në kontakt me familjarët, miqtë e të dashurit e tyre, falë WhatsApp”, thuhej më tej në këtë deklaratë. Kompania shpjegoi gjithashtu, se ky vendim do të ndihmojë në planet e saj për të rritur sigurinë dhe shtimin e karakteristikave të reja. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment