Megjithëse dy versionet e reja të iOS dhe OS X do të prezantohen vetëm në qershor, në disa faqe online janë regjistruar edhe shenjat e para online të dy sistemeve të reja operative iOS 10 dhe OS X 10.12. Në faqen e njohur MacRumors, prej javësh janë regjistuar disa vizita të reja që po rriten dita ditës.

Kjo do të thotë se Apple ka nisur të testojë sistemet e saj operative për t'u përgatitur për WWDC në qershor. Me atë rast, do të prezantohen këto dy risi të rëndishme software, që priten të vijnë zyrtarisht për të gjithë përdoruesit në fund të muajit shtator. Për momentin nuk dimë se cilat do të jenë të rejat që do të sjellin. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment