Apple ka prezantuar zyrtarisht
iPhone SE, modelin e ri me ekran 4 inç, i cili vjen me disa karkteristika hardware mjaft interesante. Për sa i përket pamjes së jashtme, është praktikisht një iPhone 5s, megjithëse bordet e pajisjes duken pak më të rrumbullakët në krahasim me iPhone 5s.
iPhone SE do të ketë të njëjtin proçesor të iPhone 6s, dmth një çip
A9 me co-proçesorin e lëvizjeve
M9 që lejon edhe përdorimin hands-free të Siri.
Fotokamera e iPhone SE do të jetë
12 megapixel dhe do të përdorë teknologjinë Focus Pixel. Do të ketë edhe Live Photos dhe të gjitha funksionet e tjera. Fotokamera përpara do të ketë edhe funksionin
Retina Flash për të bërë selfie në errësirë. Për sa i përket videove, iPhone SE do të jetë në gjëndje të filmojë edhe në 4K dhe slow-motion me të njëjtën cilësi të iPhone 6s.
Në iPhone SE nuk do të mungojë as Apple Pay dhe vjen edhe LTE më i shpejtë dhe WiFi 802.11ac. Ngjyra rozë do t'i shtohet asaj silver, space gray dhe gold.
Por surpriza ka qenë çmimi i iPhone SE: vetëm
399$ në Shtetet e Bashkuara, për versionin 16 GB, ndërsa modeli 64 GB do të jetë në shitje për 499$. iPhone SE do të jetë i disponueshëm në treg nga 31 Marsi. /
iPhoneAlbania
0 komente:
Post a Comment