Apple ka prezantuar në eventin e djeshëm versionin 9.2 të tvOS për Apple TV. Në këtë version do të gjithë disa funksione të reja por edhe përmirësime përsa i përket performancës. Kompania premton se më në fund ka arritur të integrojë në këtë version edhe funksione mjaft të dobishme të cilat kanë munguar në versionet e kaluara dhe të cilat janë kërkuar me shumë insistim nga përdoruesit.
Funksione të reja
Funksione të reja
- Integrimi i tastierës wireless me Apple TV
- Diktimi nëpërmjet vokalit
- Suport i Siri për të kërkuar në App Store
- Mundësia për të krijuar Folder edhe në menu-në Home
- Ndryshimi total i menaxhimit të programeve që ekzekutohen në Background
- Suport i Live Photo dhe iCloud Photo
- Suporti i Map Kit për zhvilluesit e programeve
Funksione të përmirësuara
- Përmirësime të funksionimit të Siri në lidhjen me rrjetin e Internetit
- Shtimi i disa gjuhëve të reja në Siri
- Përmirësimi rrezes së komunikimit të telekomandës me aparatin
Si të bëjmë përditësimin?
Për të përditësuar versionin e tvOS në aparatin tuaj do t'ju duhet të lidheni me rrjetin Wi-Fi, më pas të shkoni tek: - Settings -> System -> Software Update -> Check for updates
Pasi të konfirmoni përditësimin, i gjithë proçesi do të mbarojë në mënyrë automatike dhe më pas do të keni të gjitha funksione e sipërpërmëndura, në Apple TV. /iPhoneAlbania
0 komente:
Post a Comment