Me anë të këtij aplikacioni mund të memorizoni login dhe password të shërbimve të ndryshme si eBay, Skype, Facebook, etj, falë mbështetjes për llogaritë bankare, fotografitë dhe dokumentat në formatin PDF, Word dhe Excel. Një tjetër funksion interesant është edhe mundësia për t'u lidhur me këto faqe web direkt nga oneSafe, duke evituar që të plotësoni gjithmonë të dhënat tuaja.
Si çdo app i përzgjedhur nga Apple si "Aplikacioni falas i javës", edhe oneSafe do të jetë falas për një periudhë të limituar, kështu që ju këshillojmë ta shkarkoni sa më shpejt nëse jeni të interesuar. Është kompatibël me iPhone 4S, iPhone 5, iPhone 5c, iPhone 5s, iPhone 6, iPhone 6 Plus, iPhone 6s, iPhone 6s Plus, iPad dhe iPod touch. Kërkon iOS 9.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania
0 komente:
Post a Comment