Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

iCarConnect, nga 1.79€, falas. /iPhone
iCarConnect është një program mjaft i dobishëm në qoftë se jeni duke drejtuar makinën tuaj. Ai do t'ju japë mundësinë të kontrolloni shumë funksione të makinës nëpërmjet iPhone duke shfrytëzuar teknologjinë "iOS in The Car". Ja vlen ta merrni këtë program.


TextVideo, nga 2,99€, falas /iPhone, iPad
TextVideo është një aplikacion mjaft interesant që ju jep mundësinë të shtoni një tekst në video. Teksti mund të modifikoni sipas dëshirës, mund ta deformoni, rrotulloni ose të zgjedhni një model shkrimi të animuar.


Boom Land, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Boom Land është një lojë mjaft e bukur në të cilën duhet të shkatërroni struktura prej dërrase të kombinuara me mure betoni. Do të luani në shumë misione ku sigurisht me kalimin nga një mision në tjetrin çdo gjë do të vështirësohet.


Timenotes, nga 0.89€, Falas. /iPhone 
Ky aplikacion na lejon të krijojmë promemorie të eventeve të ndryshme që duhet të kemi në të ardhmen dhe na tregon çdo detaj në lidhje me kohën e mbetur për të arritur tek çdo event që rregjistrojmë.


MyBrushes Pro, nga 1.79€, falas. /iPhone 
Ky program na lejon të pikturojmë me shumë stile ose të mësojmë stilet e pikturës me penel, me dorë, me ujë dhe shumë të tjera, në mënyrë shumë të thjeshtë dhe realiste. Tjetër funksion interesant është mundësia për të modifikuar fotografitë që keni në Galerinë e Fotove të iOS dhe publikimi i tyre në rrjetet sociale.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment