Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- VerifyPDF Photo To PDF, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Verify Pdf është një program i cili do t'ju japë mundësinë të krijoni file me formatin pdf duke u nisur nga imazhet që keni në Galerinë e Fotove të iOS. Mund të zgjidhni fotot që preferoni edhe më pas të krijoni file-in pdf të cilin mund ta dërgoni me email drejt miqve tuaj.


Moder Labyrinth, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Modern Labyrinth është një lojë mjaft e bukur ku ju duhet të kaloni sferën tuaj në një labirinth të cilin e kontrolloni nga lart duke lëvizur iDevice. Me kalimin e niveleve çdo gjë vështirësohet dhe për të qënë i pari duhet të kaloni të gjitha këto vështirësi. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


- Tofu Go, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Tofu Go është një lojë në të cilën ju duhet të ndihmoni personazhin e lojës të mbijetojë nga ushqimet e dëmshme. Loja është mjaft e thjeshtë por do të jetë një mënyrë e mirë për të kaluar kohën e lirë.


Acrobird, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Acrobird është një lojë majft e bukur ku ju duhet të ndihmoni personazhin e lojë të bëjë të gjitha akrobacitë e një misioni në arenën e cirkut. Kini kujdes sepse është një lojë me të vërtetë ngjitëse të cilën ja vlen ta provoni.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment