Microsoft në një postim në blogun zyrtar të Skype, prezantoi për përdoruesit e Skype në iOS dhe Android funksionin e ri të thirrjeve me audio dhe video në grup i cili do të jetë i disponueshëm për të gjithë përdoruesit që nga java e ardhshme. Bisedat në grup mund të realizohen deri me 25 miq në të njëjtën kohë. Video konferencat e nisura nga një paisje mobile si telefon apo tablet mund të ndiqen edhe nga pjesëmarrës në kompjuter.

Gjatë video konferencave në Skype për iOS ofrohen dy ndërfaqe: Pamja “Grid” dhe “Focus”. E para paraqet të gjithë pjesëmarrësit duke e ndarë ekranin në varësi të numrit të tyre. E dyta paraqet përdoruesin e paisjes dhe mëposhtë një listë të pjesëmarrësve si në foton e paraqitur më lart.

Funksione të tjera mund të përmendimin video në formatin HD 1080p dhe mundësinë për të ndërruar kamerat mes frontales dhe të pasmes. Aktualisht përditësimi është i disponueshëm në Amerikën e Veriut dhe Europën Perendimore. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment