Grams është një tweak mjaft interesant që është publikuar së fundmi në Cydia, i menduar për iPhone 6s dhe iPhone 6s Plus, të vetmit modele që janë të pajisur me 3D Touch. Duke shfrytëzuar mundësinë e ofruar nga 3D Touch, për të matur nivele të ndryshëm force të ushtruar mbi ekran, Grams na lejon të peshojmë objekte të ndryshëm thjeshtë duke i mbështetur mbi iPhone.
Grams përdor disa algoritme matematike për të kthyer në gram peshën e matur nga 3D Touch. 3D Touch është në gjëndje të peshojë deri në 386 gram, kështu që duhet ta keni parasysh këtë fakt kur peshoni një objekt. Për të peshur një objekt, mjafton të hapni Control Center dhe të mbështesni objektin tuaj.
Nëse jeni të interesuar, Grams mund ta shkarkoni nga repoja e BigBoss në Cydia me çmimin 0.99$. Për ta instaluar atë duhet të keni një pajisje jailbroken (guida jonë) dhe ju nevojitet interneti për ta shkarkuar. Ky tweak për të punuar kërkon iOS 8.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:
Post a Comment