Sipas zërave të orëve të fundit, Facebook po teston SMS-të brenda aplikacionit Messenger. Falë këtij funksioni që është ende duke u testuar, mund të përdorim një aplikacion të vetëm për të menaxhuar mesazhet tona Facebook dhe SMS-të. Messenger ka si qëllim të rrisë numrin e përdoruesve të saj duke zëvendësuar aplikacionin kryesor të mesazheve.

Për të dërguar një mesazh, do të mjaftojë të integroni SMS-të brenda aplikacionit dhe të zgjedhni opsionin "Dërgo si SMS" brenda bashkëbisedimit të zgjedhur nga ju. Gjithashtu, do të shohet edhe mundësia për të menaxhuar më shumë llogari njëkohësisht, për t'u përgjigjur nga të gjitha profilet që kemi në dispozicion. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment