Samsung prezantoi gjatë Kongresit Botëror të Telefonave 2016, të zhvilluar në Barcelonë, dy modelat e rinj Galaxy S7 dhe Galaxy S7 Edge. Samsung ka përdorur kamera me pixel të dyfishtë, që sipas kompanisë, shkrepin foto më mirë se çdo telefon inteligjent i krijuar deri tani, përfshirë këtu edhe iPhone 6s Plus.

Kompania ka korrigjuar gjithashtu disa probleme që bëri me Galaxy S6. Kjo do të thotë se gjenerata e shtatë e Galaxy është e papërshkueshme nga uji dhe pluhuri, veçori kjo që ka munguar tek Galaxy S6, si dhe ofron mbështetje për kartën microSD.


Disa versione të Galaxy S7 dhe S7 edge do të kenë dy vende për karta SIM, ku njëra do të zëvendësohet me kartën microSD. Për zhvilluesit e lojërave, Samsung do të ofrojë mbështetje për programin Vulkan API, i cili do të lejojë zhvilluesit të krijojnë lojëra të cilësisë së lartë që nuk e harxhojnë baterinë e telefonit. Shitjet do të nisin nga mesi i muajit mars. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment