Apple ka publikuar për zhvilluesit version beta 4 të iOS 9.3 të cilin mund ta instaloni nëpërmjet teknologjisë OTA (Over The Air). Nga testet e para rrezulton se Apple ka rregulluara një nga problemet më serioze që një iDevice ka patur vitet e fundit.

Në këtë artikull të cilin publikuar para disa ditës, ku fokusuam një problem i cili mund të prishte fizikisht një iDevice, vetëm duke vendosur datën e iPhone në vitin 1970 dhe më pas duke e rindezur atë. Ky problem është rregulluar menjëherë nga Apple dhe do të vij për të gjithë në versionin final të iOS 9.3

Përveç rregullimit të përmëndur më sipër, në këtë version do të gjeni funksione të reja si Night Shift, mundësinë për të krijuar shënime dhe vendosur një fjalëkalim për arsye sigurie si aksione të reja të cilat do të aktivizojnë funksione ekzistuese nëpërmjet sensorit 3D Touch.

Sipas ekspertëve, versioni final i iOS 9.3 do të prezantohet në eventin që Apple do të mbajë gjatë muajit Mars të këtij viti. Ne ju ftojmë të na ndiqni në artikujt e mëtejshëm sepse me siguri do të kemi lajme mjaft interesante. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , , , ,

0 komente:

Post a Comment