Në vitin 2014, Google bëri një kontratë me Apple, ku qëllimi kryesor ishte vendosja e motorrit të kërkimit në funksionin Spotlight ose të kërkimit në iOS. Në kontratë specifikohet se ajo duhet ti paguaj Apple rreth 1 miliard dollarë për të qënë aty.

Sipas ekspertëve, kjo shifër justifikohet me shumë të mira që Google fiton nga kjo kontratë. Para disa kohësh CEO i Apple, Tim Cook deklaroi se Google do të ruaj email-in, fjalët e kërkimit etj. Të gjitha këto informacione ruhen në serverat e Google të cilat shiten më pas tek kompani të treta të cilat duan të rreklamojnë bizneset e tyre.

Tim Cook gjithashtu shkoi edhe më tej duke thënë se Google mund të ruaj edhe informacione në lidhje me fotot personale të cilat mund të shiten gjithashtu. Të gjitha këto informacione na bëjnë të mendojmë se shifra e sipër përmëndur mund të jetë mjaft e ulët në krahasim me fitimet që Google nxjerr nga kjo kontratë me Apple. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment