Kompania Samsung ka njoftuar se në datën 21 Shkurt do të prezantojë në Barcelonë, përpara kongresit MWC (Mobile World Congress), verisonin e ri të gamës Galaxy, e cila është Galaxy S7. Pritet që ashtu si versioni aktual, ky produkt të vij  në versionin normal edhe Edge.

Gjithashtu gjatë eventit do të prezantohet edhe produkti Gear 360 i cili është një fotokamer për krijimin e figurave virtuale në ambjentin ku jeni. Sipas kompanisë, të gjithë do të mbeten të mahnitur se çfarë mund të bëhet  me një SmartPhone edhe një fotokamer të tillë.


Ekspertët mendojnë se Samsung Galaxy 7 do të montojë chip-in Qualcomm Snapdragon 820 ose chip-in e ndërtuar vetë nga Samsung, Exynos 8890. Kushdo qoftë nga këto dy chip-e do të montojë rreth 4 Gb Ram, fotokamer prej 12 MPX, vëndë për MicroSD, dhe një bateri e cila do të sigurojë 17 orë autonomi në përdorim.

Përsa i përket produktit Gear 360, ai do të ketë teknologjinë e shikimit me 180 gradë, proçesorin grafik për të përpunuar të dhënat pa u lidhur me Galaxy S7, si edhe kualitetin 4K për përpunimin e imazheve.


Të gjitha këto risi do të prezantohen me datë 21 Shkurt të këtij viti, ku kompania Samsung premton se do të sjellë inovacion përsa i përket realitetit virtual të krijuar nga SmartPhone. Ne ju ftojmë të na ndiqni në artikujt e mëtejshëm. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment