Në këtë artikull do t'ju prezantojmë një lajm i cili prek funksionimin fizik të iDevice që keni.  Sipas Reddit, një nga portalet më të famshme në Kinë të cilat diskutojnë për produktet Apple dhe jo vetëm, iDevice që integrojnë chip-et A7, A8, A8x, A9 dhe A9x kanë një problem mjaft serioz nëse ndryshoni datën e sistemit.

Ekspertët mendojnë se ky problem qëndron në iDevice duke u nisur nga shumë vite më parë por askush nuk e kishte zbuluar, as vetë Apple. Problemi verifikohet kur ju ndryshoni datën e sistemit dhe nëse bëni fikjen/ndezjen e iDevice, ai nuk do të ndizet më. E vetmja mënyrë për ta sjellë në "jetë" është ta dërgoni në një qëndër Apple ku me siguri ai do të zëvëndësohet me një të ri.

Mos e provoni në shtëpi

Problemi siç thamë verifikohet kur ju shkoni tek menu-ja Settings -> General -> Date & Time, ç'aktivizoni rregullimin automatik Set Automatically, duke zgjedhur opsionin OFF. Më pas duhet të zgjedhim datën 1 Janar 1970. Hapi final është të provojmë të rindezim telefonin i cili më pas nuk do të ndizet edhe do t'ju kërkojë që iDevice të vendoset në mënyrën e funksionimit DFU, por as riinstalimi i sistemit nga fillimi nuk do ta zgjidhë problemin.

Ne ju këshillojmë që të mos tentoni ta provoni këtë me iDevice-in tuaj sepse do ta prishni dhe do të jetë e pamundur ta rregulloni përsëri derisa ta dërgoni në një qëndër Apple. Kujtojmë gjithashtu që ky problem godet vetëm iDevice që kanë një sistem operativ i cili ekzekutohet me teknologjinë 64 bit. Më poshtë mund të shikoni një video në cilën verifikohet problemi i përmëndur në këtë artikull. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment