Megjithëse iPhone 7 do të prezantohet në muajin shtator, në rrjet janë publikuar disa detaje të reja rreth kësaj pajisje. Sipas një burimi "mjaft të besueshëm", dizajni i iPhone 7 do të jetë mjaft i ngjashëm me atë të iPhone 6/6s, por me disa ndryshime.

I pari ka të bëjë me fotokamerën e pasme, që nuk do të jetë më e dalur jashtë, por në një linjë me trupin. Apple e ka gjetur më në fund zgjidhjen për të ingruar këtë fotokamera në linjë me pjesën e pasme, falë një moduli më të hollë. iPhone 7 duhet të ketë gjithashtu një dual-camera.

Ndryshimi tjetër ka të bëjë me eliminin e shiritave të antenave në pjesën e pasme, për të ofruar një dizajn më të pastër. Duhet të qëndrojnë të pa ndryshuar shiritat e antenave në pjesët anësore. Në përgjithësi, trashësia e iPhone 7 do të jetë identike me atë të iPhone 6/6s. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment